Sekretari i marrëdhenieve me median në PS, Alfred Peza ka ironizuar deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha i cili u shpreh se sot mbështetet nga 90% e shqiptarëve. “Nuk ka formulë ta ndalë ndryshimin. 90% e shqiptarëve duan ndryshimin dhe do bëjmë gjithçka që ky ndryshim të vijë me kosto sa më të ulët për shqiptarët”, tha Basha. Peza shkruan në nota humori se me këto llogari të Bashës do kthej edhe Enverin përmbys në varr.

Statusi i plotë: Je i modh përfundimisht Lulo!? Nga 85% që e mbështetën më 30 qershor 2019, sot paska thënë se ka arritur që të ketë, mbështetjen e 90% të shqiptarëve. Nisur nga aftësitë e veçanta në matematikë dhe ky ritëm i paparë, aman se mos na shko më shumë se 99.99% deri më 25 prill.

Jo për gjë, por veç të tjerash, do na e kthesh përmbys në varr edhe Enverin pastaj.