Doni të dini cilat janë shenjat zodiakale që flenë më pak? Në këtë artikull do të lexoni për 4 personalitetet e Zodiakut që nuk humbasin kohë duke fjetur. Pak kafshë nate, pak persona aktivë që s’duan të humbasin kohë, këto shenja zodiakale nuk mund të konsiderohen aspak si gjumashe ose dembele. Por për kë po flasim? Le ta zbulojmë bashkë:

Në vend të katërt të kësaj liste gjejmë Shigjetarin. Po flasim për një personalitet sigurisht shumë të dhënë ndaj detyrës dhe që nuk do të humbasë kohë. Shigjetari është shenjë që i do aventurat, do të bëjë shumë gjëra të reja. Do të eksperimentojë dhe të zbulojë sa më shumë gjëra prandaj e konsideron gjumin humbje kohe. Në vend të tretë renditet shenja e Peshores. Ndryshe nga Shigjetari, Peshorja fle pak jo për shkak të zgjedhjes së saj. Po flasim për një shenjë shumë të ndjeshme që tenton të shqetësohet pak për të gjithë. Dhe cili është momenti më i mirë për t’u shqetësuar? Nata, sigurisht!

Peshorja në të vërtetë dëshiron shumë të flejë, por gjatë natës ngacmohet nga shqetësimet më të mëdha dhe i duhet shumë kohë ta zërë gjumi. Medalja e argjendit shkon për Gaforren. Ekzaktësisht si Peshorja, edhe Gaforrja nuk fle pak për shkak të zgjedhjes së vet. Gaforrja ka një personalitet që priret të turbullohet shumë, sidomos gjatë natës. Mendon dhe rimendon gjërat duke pritur përgjigje. Dhe ashtu si Peshorja, nuk fle kollaj.

Kurse vendi i parë dhe medalja e artë shkon për Binjakët. Binjakët janë një shenjë jashtëzakonisht dinamike, një shenjë që do të donte të mos ndalte kurrë. Ka gjithmonë shumë ide në kokën e vet dhe kurrë nuk dëshiron të ndalojë. Për Binjakët, gjumi është humbje kohe.