Lidhja mes Robert Berishës dhe modeles Jessica Kadiu është bërë bujë në të gjitha mediat shqiptare për shkak se këngëtari e kishte mohuar lidhjen e tyre. Modelja ka treguar në shumë media se ajo e dashuronte akoma Robertin dhe se kishte akoma shpresë për një rikthim mes tyre, duke e falenderuar edhe për të gjithë dashurinë që ai i kishte dhuruar. Në fillim dyshja filluan të ndiqeshin me njëri-tjetrin në Instagram, ku më pas në muajin mars u panë të dy në New York duke na shtuar akoma edhe më shumë dyshimet e të menduarit se dyshja mund të jetë bashkë.

Gjatë verës dyshja u fotografua në një pikë karburantesh rrugës për në Shqipëri, ku pas publikimit të kësaj fotoje këngëtari ka deklaruar se është beqar duke shtuar me ironi se portalet flasin dhe dinë shumë për të. Teksa ishte live në llogarinë e saj të Instagramit, modelja Jessica është pyetur nëse është në një marrëdhënie dashurie dhe nuk ka nguruar për tu përgjigjur.

“Je beqare apo në një marrëdhënie?”- i shkruan fansi kurse ajo është përgjigjur me një pyetje: “A konsiderohet dashuria me verën si një marrëdhënie?”- duke lënë të kuptohet se është single, por se si qëndron e vërteta nuk e dimë.