Trajneri i Kombëtares Edi Reja ka publikuar listën për 3 ndeshjet e Kombëtares me Armeninë, Kazakistanin dhe Lituaninë. Ajo që bie në sy është se grumbullohen për herë të parë, Marko Molla, Jon Mersinaj dhe Albi Doka.

Po ashtu rikthehen në Kombëtare, Ermir Lenjani, Florian Kamberi, Myrto Uzuni. Kombëtarja do të luajë ndeshjet e radhës më 7, 11, dhe 14 tetor.