Mosmarrëveshjet mes lojtarëve të Real Madridit po vazhdojnë të dalin në sipërfaqe. Duket sikur Karim Benzema e ur ren të luajë përkrah Vinicius Juniorit, të cilit nuk ia pasoi asnjë top për 45 minuta të plotë në ndeshjen e fundit. Benzema u kap nga kamerat e Telefoot në tunel pas pjesës së parë të ndeshjes mes Real Madridit dhe Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë mbrojtësit Mendy të mos ia pasoj topin Viniciusit.
Su lmuesi brazilian e vazhdoi formën e dobët duke humbur shumë mundësi për të shënuar dhe duke mos qenë vendimtar për skuadrën e Zinedine Zidane as në barazimin e Real Madridit 2:2 me Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve të martën. Ai i shpërdoroi mundësitë për t’ia siguruar Realit fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe pakënaqësinë me të e ka shprehur edhe Benzema tek bashkëlojtarët e tjerë.
Derisa Mendy ia pasoi topin tri herë Vinicius, Benzema e injo roi plotësisht. Sipas MARCA, Benzema nuk ia pasoi topin asnjëherë Vinicius në pjesën e dytë. Pritet të shihet se çfarë ndikimi do të ketë e tërë kjo në skuadrën e Real Madridit, por Benzema e ka lënë një mesazh të koduar në rrjetet sociale tashmë. Francezi shkroi: “Derisa qentë lehin, nëntëshi kalon”.