Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit të Çikagos i kanë krahasuar të dhënat e njëqindvjeçarëve, të lindur në tetor, në periudhën midis viteve 1880 dhe 1895 me të dhënat e vëllezërve dhe motrave të tyre, si edhe të çifteve të martuar. Studimi ka treguar që personat e lindur në tetor kanë shanse më të mëdha se ata të lindur në prill, për të përjetuar pleqërinë e thellë.
Gjithashtu, kanë konstatuar që njerëzit e lindur në shtator dhe nëntor gjithashtu jetojnë më gjatë se mesatarja. Ekzistojnë disa teori të cilat përpiqen të shpjegojnë të dhënat deri te të cilat ka ardhur ky studimi i ri. Sipas një teorie, bebet e lindura në tetor janë më pak të ekspozuara ndaj sëmundjeve, sepse në tetor nuk ka temperatura ekstremisht të ulëta apo ekstremisht të larta, për dallim nga fëmijët e lindur gjatë verës dhe dimrit.
Mbase lindja gjatë vjeshtës mbron nga sëmundjet sezonale, ndërkaq kjo mund të ndikojë mbase në jetëgjatësi. Megjithatë, hulumtuesit nuk janë krejtësisht të sigurt. Ekzistojnë faktorë të shumtë, ndërkaq rolin kryesor e ka gjenetika. Në jetëgjatësi më shumë ndikojnë shprehitë në ushqim, aktiviteti fizik dhe shmangia e shprehive të këqija, siç janë pirja e duhanit dhe e veseve të tjera.