Hiç më pak se pesë futbollistë shqiptarë pritet të luajnë titullar për ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut kundër Kosovës sot në Shkup, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Maqedonia e Veriut është nikoqire e Kosovës në Arenën Kombëtare Todor Proeski, në një ndeshje gjysmëfinale të play-off’it për pjesëmarrje në Euro 2020, që zhvillohet sonte në orën 20:45.
Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit për një vend në fazën grupore në Euro vitin e ardhshëm. Trajneri i kombëtares Igor Angelovski maqedonase i fitoi gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare për ndeshjen kundër Kosovës, Egzon Bejtullahin e Shkëndijës, Visar Musliun e Fehervar, Ezgjan Alioskin e Leeds United, Arijan Ademin e Dinamo Zagrebit, Fehran Hasanin HJK Helsinkit dhe Enis Bardhin Levantes.
Angelovski nuk do t’i ketë në dispozicion vetëm dy futbollist, portierin Martin Bogatinov dhe yllin e Napolit, Elif Elmas. Mungesa e Elmasit i ka dhënë hapësirë Hasanit të luajë titullar, sipas mediave lokale.
Formacionet e mundshme i Maqedonisë së Veriut:
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; Ristovski, Musliu, Velkovski, Alioski; Ademi, Spirovski; Trajovski, Bardhi, Hasani; Pandev
Maqedonia e Veriut është në formë më të mirë kohëve të fundit, pasi i ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e fundit.
Maqedonasit e mposhtën 2:1 Armeninë dhe barazuan 1:1 me Gjeorgjinë në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve. /