Bashkia e Tiranës ka matrrë të gjithë masat për vitin e ri akademik duke u siguruar që në çdo fakultet dhe qendër studentore, të rinjtë dhe të rejat të gjejnë sportelin “Karta e Studentit”.
Për të lehtësuar procedurën e cila nuk zgjat më shumë se 3 minuta, në çdo fakultet të çdo universiteti janë pozicionuar operatorë të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të kartës së studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës. “Premtim i mbajtur. 40 mijë studentë janë dëshmitarë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Karta është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “karta e studentit”.
Informacionet e nevojshme në lidhje me shërbimet përmes kësaj karte janë të aksesueshme në faqen web dhe në aplikacionin karta e studentit. Përmes kësaj karte, studentët do të mund të përfitojë shërbime falas ose mund të mund blejnë me çmime shumë herë më të lira. Disa nga shërbimet që ofrohen janë: Qendra kursesh dhe trajnimesh, muze, kinema, biblioteka, galeri artesh, librari, shërbime telefonike, agjenci udhëtimesh, kancelari, abone studenti, farmaci, palestera, shërbime dentare, klinika okulistike, restorante etj Të gjitha shërbimet si edhe shtrirja e tyre në hartën e qytetit të Tiranës