Dashi-Do të takoni njeriun me të cilin përshtateni. Zakonisht jeni ju ata që mbani në diskutim personat me të cilët takoheni, por sot gjërat ndryshojnë. Dëshironi që të eksperimentoni më shumë.
Demi-Jeni në pozicionin e duhur që të takoni dikë për të cilin do të keni interes. Keni kërkuar prej kohësh romancë dhe kohët e fundit jeni zhgënjyer nga njerëzit që keni takuar. Do të impresionoheni kur bisedat të zbulojnë gjëra interesante, të cilat ju i keni përjetuar prej kohësh.
Binjakët-Keni disa ide që nuk i ndani me të tjerët. Do të përballeni me një person që është i ndershëm dhe nuk ka asgjë për të fshehur. Do t’ju duket shumë interesante si ide dhe do të përpiqeni ta bëni vetë këtë gjë.
Gaforrja-Pozicioni i planeteve do t’ju sjellë mundësinë që të ndryshoni mënyrën se si i shikoni disa aspekte të lidhjes. Nëse ndjeni që janë disa çështje ku mund të thelloheni në mendime sot është dita perfekte për ta bërë. Do të shqetësoheni pasi mendoni se do të shprehni ndjenjat dhe kjo do t’ju bëjë më të paqëndrueshëm. Megjithatë mos u shqetësoni. Rezultati në fund do t’ia vlejë.
Luani-Sot do të ndryshoni mendje për një person. Më në fund do të hapni sytë për një çështje e cila ju kishte shqetësuar së fundmi. Do të ketë një ndjenjë mes teje dhe një personi tjetër. Do të kuptoni ashtu siç është personin përballë. Të njëjtën gjë ka për të bërë ai kundrejt jush.
Virgjëresha-Do të ndiheni plot pasion sot. Po kërkoni romancë. Mund të keni rënë në dashuri me një person që ia keni vënë sytë prej kohësh.
Peshorja-Do të jeni pjesërisht ose plotësisht pasionantë sot. Megjithatë nuk do të mund që të ndalni dot lidhjen e fortë që do të keni me një person. Mund të jetë një person nga e shkuara, ose dikush që e keni pasur pranë si shok. Do ta keni të vështirë t’i rezistoni ndjenjave.
Akrepi-Nëse besoni në fat atëherë duhet që të besoni tek gjërat që do t’ju dalin përpara sot. Do të takoni një person gjatë rutinës së përditshme. Megjithatë do të zbuloni se ky person është shumë i veçantë.
Shigjetari-Pozicioni i paneteve do t’ua bëjë ditën më të zënë megjithatë do të jeni në rregull sa i përket ndjenjave. Duhet të kuptoni faktin që personi i zemrës ju adhuron në një mënyrë që askush nuk e ka bërë më parë. Do ta pëlqeni këtë fakt.
Bricjapi-Do të tundoheni nga rutina e zakonshme e një personi që ju duket shumë tërheqës. Universi do të mundohet t’ju sjellë në një takim.
Ujori-Sot do t’ju kërkohet që të jeni më të heshtur dhe të mbani më shumë sekrete se zakonisht. Zakonisht nuk i fshiheni personi të zemrës, por ndjeni se ato që ai nuk di do ta lëndojnë. Nesër do të ndiheni ndryshe.
Peshqit-Keni një mundësi të ndryshoni aspekte të caktuara të lidhjes tuaj. Duhet që të përballoni të gjitha problemet së bashku me partnerin. Kjo do të thotë që qejfin duhet ta lini për më vonë.