Sot kryeministri Edi Rama ishte në Manëz të Durrësit ku inspektoi nga afër punimet për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

“Ecën papushim rilindja e shtëpive nga rrënojat e 26 nëntorit, për rreth 280 familje në këtë zonë, që së shpejti do të hyjnë në shtëpi më të mëdha, më të sigurta dhe patjetër shumë më të bukura se ato që humbën atë natë tragjik” u tha ai banorëve.

Ndërkohë që gjatë takimeve nuk munguan batutat me banorët. “Edhe pak do të ikë çadra dhe do të futeni në shtëpi” i tha ai një banori. Një prej banoreve ishe duke folur në telefon, ndërsa kryeministri i kërkoi “Lërë cik atë telefon se mund të flasësh më vonë me Mozën, ti bësh edhe të fala nga unë Mozës”.

Një tjetër banori, ai i kërkoi edhe pak durim, pasi shtëpia e re më e madhe dhe më e fortë është drejt mbarimit. “Je baba i këtij shteti” i tha banori, ndërsa Edi Rama ia ktheu “Jo mo, po dakord, po pak durim”.