Sara është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe vetëm pak ditë i ndajnë prindërit e ardhshëm, Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën nga ardhja në jetë e bebes së tyre.
Ata bënë një festë gjigjante baby shower, ku shijuan në makismum çdo moment me miqtë e familjarët, ndërsa tani duket se erdhi momenti i “të vërtetës”!

Ledri ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një foto të ekos së bebushes, ndërsa në cepin e djathtë të fotos, në anën e sipërme, vumë re një datë të afërt që me shumë mundësi është dita e lindjes së të voglës. Pra, Sara dhe Ledri do të bëhen prindër në datën 10 të këtij muaji!

Për më tepër, Sara e përmendi këtë datë kur njoftoi ndjekësit në InstaStory se foto të tjera të baby shower-it do të publikohen pas datës 10/10 (Pra kur të lindë foshnja).