Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas me klubin italian skadon në vitin 2022Juventusi nuk ia ka ofruar ende Paulo Dybalas kontratën e re. Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”. Kontrata aktuale e s ulmuesit argjentinas skadon në vitin 2022.
Mirëpo, negociatat për vazhdimin e saj kanë ngecur në javët e fundit. Drejtuesit e Juves megjithatë po planifikojnë të ulen dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e Dybalas për të diskutuar për të ardhmen e lojtarit në fund të këtij muaji. Dybala ishte pranë largimit nga Torino verën e kaluar, por atij iu dha rasti të qëndronte dhe shfaqi formë të shkëlqyeshme. Tash, konkurrenca në sulm në ekipin e Andrea Pirlos është rritur pas arritjes së Alvaro Moratas dhe Federico Chiesas.