Juventusit i është dhënë fitorja në tavolinë me Napolin, pasi që komisioni i disiplinës në Napoli nuk i ka ndjekur rregullat e protokollit të COVID-19. Napoli nuk ka udhëtuar fare në Torino për ndeshjen e javës së të Serie A më 4 tetor sepse u testuan dy lojtarë pozitivë më COVID-19, Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas. Klubi i është tërhequr vërejtja për të udhëtuar nga autoritetet lokale, ku janë urdhëruar për t’u vetizoluar si masë parandaluese.
Juve dhe Lega Serie A kanë theksuar se këtu është dashur të merren parasysh rregullat e protokollit që janë pranuar për të gjithë klubet dhe me dy raste nuk është dashur që ata të mos luajnë ndeshjen. Komisioni i disiplinës po ashtu ka vlerësuar se Napoli nuk ka treguar arsye të mjaftueshme për të mos e luajtur ndeshjen. Shërbimet mjekësore teknikisht kanë më shumë rregulla se portokoli i Serie A, por hulumtimi ka treguar se kjo “nuk ishte deturuese” – kështu që në këto rrethana ASL (Shërbimi shëndetësor lokal) nuk ka mundur ta ndalojë udhëtimin e skuadrës.
Si rezultat, Napoli e ka humbur ndeshjen 3-0 në tavolinë, plus atyre do t’ju hiqet edhe një pikë për shkak se nuk ka udhëtuar për ndeshjen e caktuar në orarin e Serie A. Protokolli i Serie A thotë se klubet dhe UEFA duhet të zhvillojnë ndeshje derisa në përbërjen e tyre kanë 13 lojtarë të gatshëm – përfshirë edhe një portier – në kushte të tilla ndeshja do të zhvillohet.
Napoli pritet që ta apelojë vendimin.
Rregullat e bëjnë të qartë edhe pse mesazhi fillestar i ASL thoshte se “është vështirë” që të udhëtohet në Torino, por kjo ndalesë nuk ka vlejtur deri të dielën, në të cilën Napoli e ka anuluar fluturimin për në hotelin e tij.
Komisioni Disiplinor po ashtu thekson se nuk ka ndonjë arsye me vlerë që të merret parasysh vendimi për Napolin. Ata kanë vetëm dy opsione: Një ligj i madh do ta kishte ndaluar udhëtimin e Napolit nga udhëtimi apo klubi të dën ohet me 3-0 humbje në tavolinë plus një pikë minus për mos ndjekje të protokollit.