Pas triumfit të mesjavës në “Olimpiyskiy” të Kievit, Juventusi i rikthehet shpejt kampionatit, ku si rrallëherë bardhezinjtë e shikojnë veten disi larg kreut.

Natyrisht është vetëm fillimi i sezonit dhe “zonja e vjetër” ka zhvilluar vetëm katër takime gjithsej, sidoqoftë barazimi i fundit në Kalabri me një skuadër si Crotone nuk ka lënë përshtypje shumë të mira.

Deri më datën 8 nëntor kur bardhezinjtë do të masin forcat në “Olimpico” me Lazion, kampionët në fuqi kanë një kalendar tepër të lehtë, e përjashtim bën vetëm sfida me Barcelonën, që do të luhet menjëherë të mërkurën e ardhshme në qytetin e Torinos.

Përballë këtë herë qëndron skuadra e Veronës, që edicionin e kaluar e mbylli me plot 34 pikë më pak, gjithsesi këtyre anëve nuk është harruar ende sfida e fazës së dytë, kur verdheblutë përmbysën gjithçka në “Bentegodi”, me dy gola të realizuar në çerek orëshin e fundit të takimit, me anë të dyshes Borini