“Çdo ditë një hap përpara në rrugën e Rindërtimit dhe sa më shumë ne ecim, aq më shumë qentë lehin dhe aq më shumë ne motivohemi të ecim akoma më shpejt”. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama ndërsa ndau pamje nga kantieri i rindërtimit në Fushë-Krujë, ku po ndërtohet në 10 hektarë truall Në Fushë-Krujë është ngritur tashmë e gjithë infrastruktura nëntokësore, ndërsa janë shtruar 19 730 m2 asfalt rrugë të brendshme.

Projekti parashikon ndërtimin e 128 shtëpive, 15 pallateve dhe 100 apartamenteve për 1140 banorë. Po ashtu, lagjja e re në Fushë-Krujë do të ketë, shkollë, kopsht, çerdhe, qendër shëndetësore, shërbime administrative, si dhe një treg të madh për gjithë zonën.