Ekzistojnë disa kategori burrash me të cilët është mirë që as të mos e imagjinosh fillimin e një historie dashurie. Sepse me ta, asnjëherë nuk do të jetoni të qeta dhe asnjëherë nuk mund të pretendoni një marrëdhënie serioze.
Tradhtari
Ky mashkull nuk e ka ndjenjën e besnikërisë. Kur një person tjetër shfaqet në horizont, ai do t’ju trad htojë pa hezitim. Ata nuk mendojnë se sjellja e tyre mund të dëmtojë një grua. Ata mendojnë vetëm për të kënaqur epshin e tyre dhe se ksi me gratë e tjera u rrit vetëvlerësimin.
Ai që dashuron pijen
Një mashkull i tillë mund të jetë i rrez ikshëm në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ata që pijnë sillen ndryshe. Disa bien në gjumë të qetë, ndërsa të tjerë sillen në mënyrë jo të duhur. Pranë një njeriu të alk oolizuar, ju nuk do të ndjeheni kurrë si një grua. Alk ooli shpesh shkakton impotencë. Me një mashkull të tillë është gjithmonë e dobishme të bësh roje natën.
Ai që dëgjon gjithmonë mamanë
Fjala nënë për të është ligj! Prindërit duhet të respektohen, pa dyshim, por kjo nuk do të thotë që nëna duhet të kontrollojë jetën e fëmijës edhe në moshë të rritur. Përgatituni për vizitat e paplanifikuara dhe të shpeshta të vjehrrës, komentet e saj të ash pra dhe kritikat e pafundme.
Gënjeshtari
Ky njeri shtiret gjithnjë dhe kudo. Edhe kur nuk ka asnjë arsye për të mash truar. Kurrë nuk mund ta zbulosh realitetin. Ju ngatërron në një rrjet mash trimesh.