E ftuar në në emisionin “Glamour Zone” këngëtarja Tringa foli në lidhje me shumë tema në jetën e saj, si ato personale dhe profesionale.Kohë më parë, këngëtarja menaxhohej nga këngëtari Genc Prelvukaj.E pyetur si i ka tashmë marrëdhëniet me të, Tringa la të kuptohet se ka një hatërmbetje ndaj Gencit.
Kjo pasi megjithëse prej kohësh ruanin raporte shoqërore, ai e kishte hequr nga Instagram-i kur ishte lidhur me Eni Koçin.“Ma ka hequr nga Instagram, e kuptoj se tani është lidhur me Enin. Por ne kemi qenë shokë dhe kemi punuar bashkë. Po nejse është jeta e secilit dhe unë ndoshta ja heq kur të gjej burrë”, u shpreh Tringa