Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të ardhshme moti do të mbetet me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të jenë:
Në zonat malore 7-19 gradë celsius. Në zonat e ulëta 8-24 gradë celsius. Në zonat pranë bregdetit 11-23 gradë celsius. Dita e shtunë do të mbetet me mot të qëndrueshëm me kthjellime dhe shtim të vranësirave në mesditë përgjatë lindjes. Temperaturat do të mbeten konstante!