TV i financuar nga familja Berisha-Meta, i ka marrë një intervistë Steve Bannon, i akuzuar për vjedhjen e dhjetëra milona dollarë.

Para tij, do të flasë vetë Ilir Meta.

Sipas këshilltarit të Metës, Dritan Kaba, Meta dhe Bannon janë sot dy njerëzit që po luftojnë establishmentin dhe botën e errët të globalizmit.

“Mos e humb!

Direkt pas intervistes se Presidentit te Republikes Ilir Meta! Ne oren e pare do degjojme ate qe po mbron Kushtetuten dhe zgjedhjet e lira ne Shqiperi. Ne oren e dyte do degjojme strategun e konservatorizmit dhe sovranizmit, njeriun antiestablishment, Steve Bannon!

Te dy kane nje te perbashket, jane ne ate pozicion ose lartesi, kunder establishmentit dhe deshirave te botes se erret te globalizmit! Te dy jane sulmuar me akuza fallco ae asnjeri prej tyre nuk eshte i nenshtrueshem, nuk pyet as per kercenime, as per balten e establishmentit.

Ju ftoj t’i ndiqni me vemendje!

P.S. Nje falenderim i jashtezakonshem shkon per Evi Kokalari qe na mundesoi kete interviste me kete luftetar te ditur te demokracise, besimit dhe antiestablishment, zotin Steve Bannon”, shkruan ai.