Ekzistojnë sjellje, sfida, veprime ndaj të cilave, çdo shenjë e horoskopit reagon në mënyra të ndryshme. Për një shenjë horoskopi mund të jetë një komplimet që e bën të lumtur, ndërsa për një tjetër mund të jetë qetësia dhe rehatia. Më poshtë mund të shihni çfarë i bën të lumtura shenjat e horoskopit:

Dashi: Sfidat

Dashi është shenja e parë që kërkon të vendosë baste, të ndërhyjë në një debat, të vrapojë në një maratonë ose të provojë diçka të re. Ata nuk i pranojnë sfidat vetëm për adrenalinë, por mbi të gjitha për ndjesinë e të qenit të çmuar nga të tjerët.

Demi: Qetësia

Një jetë e qetë është mëse e nevojshme për personat e shenjës së Demit. Kjo shenjë ka nevojë për ndjesinë e paqes dhe rehatisë. Ata kërkojnë t’i marrin gjërat shtruar dhe të kenë stabilitet në jetën e tyre. Nëse kanë gjetur dikë kujt t’i besojnë, ushqim të mirë dhe dashuri, i bën ata të lumtur.

Binjakët: Komunikimi

Nëse ata nuk përfshihen në një bisedë interesante, atëherë me siguri janë duke lexuar, shkruar, dërguar mesazhe etj. Binjakët kanë nevojë konstante të flasin dhe jo detyrimisht për veten. Ata shpërqendrohen lehtë dhe shpeshherë janë të përfshirë në imagjinatën e tyre, kjo është një nga ato gjëra që i bën të lumtur.

Gaforrja: Përqafimet e ngrohta

Më shumë se çdo gjë në botë, Gaforret kanë nevojë të ndihen të vlerësuar dhe kërkojnë gjithmonë që dikush të kujdeset për ta. Nëse kanë rreth tyre njerëz të dashur që iu kushtojnë atyre vëmendje dhe i trajtojnë mirë, atëherë kjo mjafton për të qenë të lumtur.

Luani: Komplimentet

Luanët njihen si persona me karakter të fortë dhe shpesh krenare. Nëse iu bën atyre një kompliment të sinqertë, është njësoj si të ushqesh një qen rruge. Nuk ka kënaqësi më të madhe për ta kur puna e tyre dhe vetë ata janë të vlerësuar.

Virgjëresha: Mirënjohja

Në mënyrë që Virgjëreshat të jenë në shërbim të të tjerëve duhet të vlerësohen nga prej tyre si persona inteligjentë. Nëse iu thoni se janë të nevojshëm për të tjerët dhe puna e tyre vlen vërtet atëherë do i bëni të lumtur dhe gati të bëjnë gjithçka për ju.

Peshorja: Harmoni

Ata nuk janë fansa të sherreve dhe shpesh evitojnë debatet. Nëse në jetën e tyre ka paqe dhe harmoni me personat nga të cilët rrethohen atëherë për peshoret jeta është e bukur.

Akrepi: Privatësia

Nëse Akrepat nuk i pyesni për jetën e tyre private atëherë çdo gjë do të shkojë në rregull. Ata kanë natyrë misterioze dhe shpesh e zgjedhin vetë se kur dhe me kë të flasin hapur.

Shigjetari: Aventurat

Shigjetarët kanë nevojë të vazhdueshme për të eksploruar. Nëse ata përfshihen gjithë kohës nëpër udhëtime apo sporte ekstreme apo çdo gjë tjetër që iu duket interesante për t’u provuar është njësoj sikur të kenë gjetur kuptimin e jetës.

Bricjapi: Respekti

Ata kërkojnë respekt në çdo moment. Edhe brenda familjes ata kërkojnë të jenë gjithmonë personat tek të cilët mund të mbështetesh dhe e konsiderojnë veten si më të pjekurit, gjë që në fakt është mëse e vërtetë.

Ujori: Personaliteti

Ujorët duan të njihen si shenja më unike dhe më veçantë e horoskopit. Ata e jetojnë jetën sipas standardeve të tyre dhe iu pëlqen të përfshihen në biseda të thella.

Peshqit: Vetmia

Peshqit kanë një imagjinatë të shfrenuar dhe shpeshherë kënaqen me vetminë e tyre, të cilën e shfryt ëzojnë nëpërmjet gjërave artistike. Kështu që faluni atyre kohën që ju duhet për të menduar.