Champions League është padyshim kompeticioni më i rëndësishëm në nivel europian. Skuadrat kanë gjithmonë shumë respekt për këtë turne dhe ëndërrojnë që një ditë ta ngrenë në qiell Kupën me veshët e mëdhenj. Për ta rrealizuar ëndrrën, duhet talent dhe pak fat. Dhe pse jo, edhe ndonjë lojtarët që të jetë në gjendje të “dj egë” kundërshtarët. Në këtë aspekt, Bleacher Report Football ka bërë një renditje të lojtarëve që kanë bërë sprintin më të shpejtë në sezonin e kaluar të Champions-it.

Ja 10 lojtarët më të shpejtë.

10 Luis Muriel i Atalanta-s me 33.01 km/h kundër PSG-së. 9 Erling Haaland i Borussia Dortmund me 33.02 km/h kundër PSG-së. 8 Kingsley Coman i Bayern Munich me 33.20 km/h kundër PSG-së. 7 Ferland Mendy i Real Madrid me 33.32 km/h kundër Manchester City-t.
6 Kyle Walker i Manchester City-t me 33.35 km/h kundër Lyon. 5 Alphonso Davies i Bayern Munich me 33.37 km/h kundër PSG-së. 4 Achraf Hakimi i Inter-it (sezonin e kaluar te Dortmund) me 33.46 km/h kundër PSG-së. 3 Hans Hateboer i Atalanta-s me 33.71 km/h kundër PSG-së. 2 Lukas Klostermann i Leipzig me 33.82 km/h kundër PSG-së.
1 Kylian Mbappe i PSG me 33.98 km/h kundër Bayern Munich.