Kur bëhet fjalë për takimin e parë, të gjithë kanë emocionet e tyre. Por, nëse dëshironi ta lexoni atë si një libër, duhet t’i bëni këto pyetje, pasi do t’iu ndihmojnë të krijoni një ide më të qartë për të:
1. Çfarë bëni në jetë? Kjo mund të jetë pak e mërzitshme, por është diçka e nevojshme. Kjo është pyetja që do ju bëjë të krijoni një mendim më të qartë për të, pra në çfarë fushe punon dhe përfaqëson. Me këtë rast, do keni edhe se çfarë të flisni më shumë.
2. Në cilin vend jeni rritur? Kjo është një tjetër pyetje e përgjithshme, por e rëndësishme. Ndoshta jeni rritur të dy nga i njëjti vend dhe mund të keni shumë gjëra për të folur.
3. Si i keni marrëdhëniet me familjen? Familja është baza për çdo njeri. Nga ajo fillon çdo gjë dhe duhet të jeni të kujdesshëm përpara se ta bëni këtë pyetje. Marrëdhënia e tij me familjen, do tregojë shumë për karakterin e tij dhe mënyra si i mendon gjërat në jetë.