Muajin e kaluar, këngëtarja Bebe Rexha mori guximin të ndryshojë look dhe iu fut vetë kokë e këmbë kësaj pune, duke i lyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe. Ajo u kthye në një kokëkuqe shumë se ksi dhe mori vëmendjen me po zat e saj në Instagram, mirëpo i shtoi sërish një tjetër detaj look-ut të saj.

Bebe bëri dy fije bjonde tek baluket e saj dhe kaq ka mjaftuar që të kthehet meme në rrjet! Pamjen e re të këngëtares e kanë krahasuar me logon e rrjetit të famshëm të ushqimeve “MC Donald’s”, ndërsa Bebe e shpërndau edhe vetë këtë meme.


“E dashuroj”- shkroi ajo krahas fotos që e bëri të qeshë edhe vetë.

Kujtojmë se projekti i fundit i Bebe Rexhës titullohet “Baby I’m Jealous”, të cilin e solli në bashkëpunim me Doja Cat.