Jurgen Klopp e ka lënë të befasuar tifozin 11-vjeçar të Liverpoolit që i tregoi strategut gjerman për problemet e tij me ankthin. Përkrahësi i The Reds nuk e kishte imagjinuar se trajneri do t’i kthente përgjigjen atij për problemet shëndetësore, mirëpo ja që nganjëherë ka edhe befasi.
Klopp menjëherë vendosi që t’i kthente letrën Lewis Balfes, për t’i treguar se si të menaxhonte ankthin që kishte kur shkonte në shkollë.
“Përshëndetje Lewis, a mund të tregoj një sekret”, kështu e filloi letrën gjermani. “Jam paksa në siklet”.
“Të jem i sinqertë, do të isha në siklet por mos të ndodhte kjo gjë me mua, pasi kam mundësinë që atë energji ta kthejë në diçka pozitive”.
“E di se mund të jetë disi e çuditshme për moshën tuaj se një trajner i Liverpoolit mendon ashtu sikurse ju”.
“Nga letra juaj, është e qartë se jeni një person që mendoni shumë dhe shumë i kujdesshëm, andaj është normale që të ndiheni paksa në siklet”.