I riu shqiptar, i lindur në Has më 2 shkurt 1997, Elhan Kastrati është blerja më e fundit e A.S Cittadella. 23-vjeçari ka luajtur më parë për kombëtaren shqiptare U-21 të futbollit dhe për ekipe në kampionatin italian dhe shqiptar si: Pescara, Piacenza, KF Teuta, Trapani. Këtë javë A.S Cittadella zyrtarizoi blerjen e portierit Hasjan i cili do të jetë gardiani i portës së këtij klubi për 3 vitet e ardhshme.
A.S Cittadella momentalisht është pozicionuar në krye të tabelës. Ky ekip synon ngjitjen në Seria A këtë sezon dhe për realizimin e këtij objektivi ka menduar që portën t’ja besojë talentit shqiptar Elhan Kastrati. Shqipëria po tregon çdo ditë se ka plot të rinj premtues dhe me të ardhme të sigurt. I urojmë shumë suksese Elhanit në rrugëtimin e tij!