Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është rrë fyer edhe njëherë për gjithçka që ndodhi me Lionel Messin gjatë verës. 33-vjeçari e kërkoi largimin nga Barça duke menduar se klauzola prej 700 milionë eurosh nuk është valide dhe se 10-shi argjentinas e kishte fituar të drejtën për të vendosë vet për të ardhmen. Por klubi nuk e lejoi diçka të tillë dhe në fund e mbajti në ‘Camp Nou’ për të paktën edhe një sezon.

“Gjithmonë shpresoja se Messi do të qëndronte për këtë sezon”, tha Koeman pas humbjes së befasishme të Barcës ndaj Getafes, duke zbuluar rolin që ai luajti në bindjen e Messit të ndryshonte mendimin për largim. “Nëse ai do të ishte larguar në verë, unë do të kisha një situatë shumë ndryshe në Barca”. “Ai donte të largohej, por klubi ishte shumë i qartë për të. Klauzola e blerjes ishte aq e lartë (700 milionë euro), sa asnjë klub i vetëm në botë nuk do ta paguante atë në këto kohë”.

“Shkova në shtëpinë e tij dhe gjeta kohë për të dëgjuar të gjitha gjërat që ai tha. Por unë gjithashtu i shpjegova atij se nuk kisha qenë pjesë e problemeve që ai kishte me klubin dhe i thashë se si do të punoja për të ndryshuar gjërat”. “Ne përfunduam duke folur për taktikat e futbollit. Përfundoi gjithçka si një bisedë e duhur futbolli dhe kjo më bindi se ai është një adhurues i vërtetë i lojës dhe ai ende donte të jepte gjithçka që kishte për Barcelonën”. I pyetur për transferimin e Messit te Manchester City, në janar ose verën e vitit 2021, Koeman dëshpëroi tifozët e Barcelonës me përgjigjen që dha. Ai thjesht nuk e di ende nëse Messi do të qëndrojë, nëse do të ndryshojë situata me 33-vjeçarin që edhe sot, vazhdon të jetë i zemëruar me drejtuesit e klubit.

Koeman, që tani, ka nisur të mendojë një Barcelona pa Leon. Manchester City i Pep Guardiolës është favoriti numër një për ta marrë atë dhe këtë e kanë konfirmuar tashmë edhe drejtuesit e klubit anglez.