Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi nje nate me pare ne “Opinion” se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohej në Paskuqan dhe trualli i kësaj shkolle do të shërbente për të ngritur pallate Kjo ka sjelle dhe reagimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili perpos pergjigjies, nuk ka kursyer as ironite me dy kreret e opozites, ku Basha ka qene kater vite kryetar bashkie i Tiranes!. Ai ka thënë në një lidhje live në News 24 se Kryemadhi “nuk e di akoma se Paskuqani është bashki tjetër, dhe bashkia e Tiranës nuk mund të ndërtojë në Paskuqan”. Ndërkohë ai ka akuzuar kryetaren e LSI dhe kreun e PD, Lulzim Basha, duke u shprehur se gjatë qeverisjes së tyre nuk kanë bërë asnjë punë në Tiranë, ndërsa ka shtuar se nëse gjejnë ndonjë punë që Basha dhe Kryemadhi kanë bërë, ai do të japë dorëheqjen.
“Monika hap panik duke përfituar nga fatkeqësitë. Kryetarja e LSI-së gënjen publikisht pa u skuqur fare. Duhet t’i vijë turp pasi panikos prindërit dhe fëmijët që nuk i kanë asnjë faj. Ajo ka 30 vite që nuk ka bërë asnjë punë për shqiptarët.
Shkolla e re Sami Frashëri nga 24 do të ketë 48 klasa dhe 7 laboratorë. Momentalisht të gjithë nxënësit e Sami Frashërit janë akomoduar në shkollën Çajupi. Nëse Basha dhe Kryamdhi më regojnë një shkollë që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre në Tiranë, unë do ta lë këtë post.
Kryemadhi nuk e di akoma që Paskuqani është një bashki tjetër dhe bashkia e Tiranës nuk mund të ndërtojë atje. Në vitin më të ëvshtirë të këtyre 100 viteve, atë të pndemisë dhe tërmetit nuk u gjendën kund, prandaj këto nuk janë deklarata politike. Të dëgjosh nga njerëz që nuk kanë dhënë një qese ushqimesh është kriminale”, tha Veliaj.