Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shfaqur krejtësisht ndryshe mbrëmjen e sotme në një emision. Kryemadhi shihet se ka ndryshuar ‘look’ ajo ka ndryshuar modelin e flokëve, duke i prerë ato dhe duke i lyer bionde.
Këtë ndryshim e ka përmendur edhe vetë Kryemadhi duke thëne se Partitë Politike ndryshojnë ashtu si edhe njerëzit, duke thënë se edhe ajo ka ndryshuar nga brune është bërë bionde.
“Partitë politike, por edhe njerëzit ndryshojnë, ja për shembull Monika Kryemadhi ka qenë brune, është bërë bionde, ashtu edhe partitë politike ndryshojnë”, u shpreh kryetarja e LSI-së në emision.