Projekti i rindërtimit vetëm në 3D, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me disa nga banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Vorë.

Pa maska dhe e pa distancë të ruajtur, Kryemadhi u “qau” hallin banorëve të cilët ankohen se nuk kanë përfituar asgjë, teksa ka hedhur ak uza për kryeministrin Edi Rama, si edhe i doli në mbrojtje presidentit Ilir Meta, bashkëshortit të saj.

“Nuk besoj te reforma në drejtësi se ka ardhur për të caktuar gjyqtarët e Ramës e Engjëll Agaçit. Po si nuk u ngop ky njeri detin po, naftën, po, pronat po. S’do marrë asgjë me vete. Tani që është President Meta, do të grabis Kushtetutën, po Meta nuk po e lë. Si s’u ngop Rama në pushtet që në 98 pa zbritur asnjë sekondë”, tha Kryemadhi.

Si për ironi, Kryemadhi e ka postuar edhe ne faqen zyrtare të partisë.

Kryemadhi: Nuk besoj te reforma në drejtësi, njerëzit të ruajnë letrat, do vijë dita e drejtësisë