Ditën e djeshme Ministri i Jashtëm grek zhvilloi disa takime zyrtare me Kryeministrin Rama, Presidentin Meta dhe Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Ajo që bie në sy është se në takimin që Dendias zhvilloi me kryedemokratin, ky i fundit nuk ka denjuar as të vendosë as Flamurin Kombëtar Shqiptar në zyrën e tij. Në lidhje me këtë veprim ka reaguar edhe avokati i njohur, Altin Goxhaj i cili njihet për afrimitetin që ka me Partinë Demokratike por por nuk ia ka kursyer kritikën Bashës.
“KU ËSHTË FLAMURI SHQIPTAR? A mund të bëjë një gafë të tillë një ishMinistër i Jashtëm që bën sikur do bëhet Kryeministër? Ju mendoni se është gafë pa dashje? Mendohuni pak..” Nga avokat Altin Goxhaj”- shkruan avokati Goxhaj.