Khabib Nurmagomedov vijon të jetë kampion absolut i UFC. Rusi fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Justin Gaethje, duke çuar rekordin e tij në 29 fitore dhe 0 humbje. .Megjithatë, pas duelit, Khabib njoftoi se do të pensionohet nga bota e këtoj sporti, lajm ky që i sh.okoi të gjithë. Reagim për fitoren e Khabib pati edhe nga rivali i tij i përjetshëm, McGregor, i cili ka shfaqur respektin e tij maksimal për rusin.

McGregor shkruan:

Performancë e mirë Khabib Nurmagomedov. Unë do të vazhdoj. Respekt dhe ngushëllime për babain tënd, përsëri. Për ty dhe familjen tënde. I juaji, McGregor.
McGregor dhe Khabib Nurmagomedov ishin përballur një herë mes tyre, në një du el ku rusi dilte fitimtar. Irlandezi njftonte më parë pensionimin, por duket se ka vendosur të kthehet përsëri në oktogon.