Sipas MeteoAlb: Reshjet e shiut do të jenë prezent në vendin tonë deri në orët e pasdites, ku reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lart kryesisht gjatë orëve të para të ditës. Por në orët në vijim pritet përmirësim gradual i motit duke bërë që gjatë mbrëmjes të kemi kthjellime të përkohshme.
Kjo javë do paraqitet e paqëndrueshme deri në fundjavë, presim që vranësirat të jenë prezent dhe me fuqizim të vranësirave që do përfshijnë gjithë territorin. Nata dhe mëngjesi i të martës do kenë reshje shiu herë pas herë intensive, ekziston mundësia edhe për problematika, pasi reshjet do jenë të konsiderueshme.
Nga mesdita e të martës e në vijim reshjet do jenë prezent në territor por më të pakta dhe me interval kthjellimesh. E premtja do ketë reshje në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja e të premtes dhe fundjava do ketë mot disi më të qëndrueshëm. Temperaturat do sjellin freskim, rënie më të ndjeshme do kemi të martën e në vijim, e marta sjell rënie me 4 gradë, maksimumi do zbres në 19-20 gradë, nga e mërkura e në vijim do kemi rritje të lehtë por sërish të freskëta.