Luana Vjollca është rikthyer këtë sezon në ekran me emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”, i cili pas kërkesave të mëdha të publikut nisi sërish këtë shtator. Siç moderatorja ka treguar shpesh në rrjete sociale, emisioni i saj është ndër më të ndjekurit dhe thyen çdo javë rekorde shikueshmërie. Mirëpo, diçka ka ndodhur me videon e puntatës së të shtunës, që nuk i ka pëlqyer aspak Luanës.
Videoja ka pasur probleme në Youtube dhe moderatorja është shqetësuar nëse dikush e ka bërë me qëllim, apo e ka kapur syri i keq. Në një postim në InstaStory, Luana shkruan: “S’e di kush na mori mësysh apooo e bërë qëllimisht, por asgjë nuk na ndalon. Emisioni i parë i “Shiko kush luan” sapo i kapi për vetëm 4 ditë 1 milion klikime. Me problemin po merremi.”- ka shkruar ajo. Asgjë s’mund ta ndalë Luanën të bëjë atë që di më mirë, super show për të gjithë publikun shqiptar!