Interneti në debatin e fundit presidencial mes Trump dhe Biden, shpalli fituese moderatoren Kristen Welker. Ka pasur më shumë se 125 mijë postime në rrjetet sociale për gazetaren 44-vjeçare të NBC, e cila u bë gruaja e dytë me ngjyrë që moderoi vetëm një debat presidencial, 28 vjet pasi gazetarja e ABC News, Carole Simpson, drejtoi debatin mes Bill Clinton dhe George Bush. Kristen Welker është përgëzuar mjaft në internet për performancën e saj si moderatore, veçanërisht për kohën e saktë që i dha të dy kandidatëve.

Gazetari i Fox News Chris Wallace u përball me kritika të shumta për moderimin e debatit të parë, midis Donald Trump dhe Joe Biden, ndërsa Susan Page gjithashtu u kritikua për mënyrën se si e trajtoi debatin nën-presidencial midis Mike Pence dhe Kamala Harris. Modetarori Wallace i tha Fox News se ai ishte “xheloz” ndaj saj. Dhe pavarësisht se e quajti Welker “të tmerrshme dhe të padrejtë”, Trump mori kohë gjatë debatit për të vlerësuar performancën e moderatores. “Unë ju respektoj shumë mënyrën se si po e trajtoni këtë debat,” tha ai. dritare.net/