Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili u shpreh sot se kush vjedh voten t’i pritet dora si në Mesjetë. Me nota ironie, Hoxha thote se tashmë u erdhi dita edhe kovaçëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se pas premtimit të presidentit është rritur në mënyrë të menjëhershme kërkesa pranë kovaçeve, për prodhimin e sopatave të reja, apo per mprehjen e sopatave të vjetra.

“U erdhi dita dhe kovaçeve…. Me ne fund shfaqet drita ne fund te tunelit, pas nje epoke te erret, per zejen e hekurpunuesve, apo kovaçeve, si njihen ne zhargonin popullor. Pas premtimit te presidentit Meta, se kush vjedh votat do t’i priten duart, eshte rritur ne menyre te menjehershme kerkesa prane kovaçeve, per prodhimin e sopatave te reja, apo per mprehjen e sopatave te vjetra. Sipas kovaçeve, sa me e mprehte te jete sopata, aq me shume duar vota-vje dhesish mund te shkurtosh Zyra e propagandes e qeverise, po heton se kush fshihet pas ketij premtimi te Metes.

Pasi ka dyshime te forta se “trusti i kovaçeve”, qe prodhon dekoratat te cilat i shperndan presidenti Meta, mund te kete lobuar apo te kete paguar rryshfet, ne menyre qe te mundesohet lulezimi i ketij biznesi mijeravjeçar…”, shkruan Hoxha. Më tej Hoxha thotë se për të parandaluar këtë lëvizje të presidentit, pritet shumë shpejt që qeveria të hartojë një projektligj, i cili do miratohet në kuvend, në mënyrë që të merren nën kontroll të gjitha kovaçanat e vendit.

“Ndersa kovaçet, do ti nenshtrohen nje testi se çfare bindje politike kane, dhe kush eshte politikani me i pelqyer prej tyre ne Facebook….”, vazhdon më tej ironia e Hoxhës.