Me 111 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën për përkufizimin e antisemitizmit e propozuar nga dy deputetët Blerina Gjylameti dhe Taulant Balla. Përmes një postimi në facebook, propozuesja e këtij rezolute për përkufizimin e antisemitizmit, Blerina Gjylameti falenderon deputetët për miratimin e saj dhe thekson se Shqipëria tregoi shembullin unik në historinë e saj edhe njëherë në mesazhin e madh universal të ruajtjes së jetës së hebrenjve, por dhe në front të luftës kundër antisemitizmit dhe çdo forme tjetër ur re jtj eje.

“Mirënjohëse kolegëve deputetë për miratimin e Rezolutës për përkufizimin e antisemtizmit, nismë e imja si Kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael dhe Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë socialiste Taulant Balla. Shqipëria tregoi shembullin unik në historinë e saj edhe njëherë në mesazhin e madh universal të ruajtjes së jetës së hebrenjve, por dhe në front të  lu ftë s kundër antisemitizmit dhe çdo forme tjetër u rr e jt je je. Shqipëria mbetet në anën e duhur të historisë duke lu f tuar dhe dhënë shembullin e paqes dhe solidaritetit”, shkruan deputetja Blerina Gjylameti e cila kryeson dhe grupin e miqësisë Shqipëri-Izrael.