Kritiku i artit dhe politikani i njohur Vittorio Sgarbi është nxjerrë me forcë nga Parlamenti i Italisë, pas replikave të ashpra dhe heqjes së maskës. “Ju jeni fashistë”, ka thënë Sgarbi, i cili është përjashtuar nga seanca e sotme, pse ka hequr maskën.
Sgarbi prej kohësh është kthyer në kritikun më të madh ndaj faktit se me koronavirusin po bëhet politikë për të manipuluar njerëzit. Ndaj dhe shpesh ka dalë kundër masave qeveritare.