Pandemia Covid ka ndryshuar rrënjësisht jetën e përditshme, por duket se ka disa gjëra që ende mbeten të paprekura. Qyteti piktoresk i Salemi në Siçili po përballet me një shpopullim të shpejtë dhe për të shmangur një gjë të tillë, kanë vendosur të shesin shtëpitë e braktisura me çmime tepër të leverdisshme. Gjatë muajit të ardhshëm, disa dhjetëra banesa që nuk kanë pjesëtarë do të dalin në ankand me një çmim fillestar prej 1 euro. Kryetari i bashkisë së qytetit, Domenico Venuti, shpreson që skema do t’i japë jetë të re Salemit, popullsia e të cilit u tkurr në mënyrë të konsiderueshme.

Venuti tha:

Të gjitha ndërtesat i përkasin këshillit të qytetit, i cili shpejton shitjen dhe zvogëlon burokracinë. Para fillimit të skemës ne së pari duhet të rikuperonim pjesët e vjetra të Salemit ku ndodhen shtëpitë, duke azhurnuar infrastrukturën dhe shërbimet nga rrugët në rrjetet elektrike dhe tubat e ujërave të zeza. Tani qyteti është gati për hapin tjetër.
Nga të dhënat historike të paktën 4,000 banorë u larguan pas tërmetit të tmerrshëm të 1968 që tronditi Luginën Belice të Siçilisë. Shtëpitë e zgjedhura do të dalin në ankand me një çmim fillestar prej 1 euro, duke përsëritur metodën e miratuar nga qyteti sirian Sambuca, ku banesat iu shitën personit që ofron më shumë.