Nga Elda Shabani
Në një jetë të trazuar dhe të vështirë, arti i të veshurit nuk është luks, por dëshmi rrëfimi i të shprehurit të vetvetes.
Kur mendoni për shamite e mëndafshta, pantallona kadifeje rozë, këpucë lëkure lustrafine, kostum dopiopetë dhe shumëngjyrësh si dhe një bastun në dorë, a do të mund të imagjinoni një stil të tillë në disa nga lagjet më të varfëra të Afrikës?! Ky imazh ikonik ka një emër, është fenomeni La Sape, një nënkulturë e stilit të jashtëzakonshëm Dandy nga Kongo. Në mes të lagjeve të shk a tër r uara nga l uf ta, meshkujt kongolez vishen me kostume të qepura me dore, teksa tymosin cigare në mënyrë elegante e shëtisin me këpucë të pakrahasueshme dhe të perkryera përgjatë rrugicave të një vendi që jeton me një rreze shprese. La “SAPE” është një element kryesor i kulturës bashkëkohore të Kongos përkatësisht “Shoqata e Ambasadoreve dhe e Njerëzve Elegantë”. Ky komunitet mbledh së bashku grupe, klube, të cilët janë të apasionuar pas elegancës së veshjeve. Sape njësoj si Dandizmi, nuk është një trend i modës, por një filozofi, ajo është një lëvizje shoqërore. Në cepin më të largët të globit, aty ku ekziston ende dandizmi i vërtetë, ky stil luksi i veshjes është një kod jetese.“Le Sapeur” është një shfaqje e vërtetë për t’u shijuar!
Historia ‘La Sape”
Kolonizatorët Evropian Dandy
Vëmendja dhe tërheqja e popullit Kongolez ndaj elegancës, daton që në shekullin e 18-të, atëherë kur lindi fenomeni i kolonizimit, duke përvetësuar kështu veshjen e kolonizatorëve evropian në kulturen kongoleze. Sidoqoftë, SAPE, siç e njohim sot, I pati zhvillimet e saj gjatë viteve 60’ të shekullit të 20-të në rrethin Bacongo të Brazzaville. Në kohën kur tregtia e skllevërve u shfuqizua, afrikanët të çliruar tashmë kishin filluar të krijonin stilin e tyre unik, në disa raste, shumë herë më të guximshëm sesa vet evropianët. Ikona e parë ose ‘Grand Sapeur’ ishte André Matsoua, një figurë me ndikim fetar dhe politik në Kongo, i cili në vitin 1922, u kthye nga Parisi, duke mahnitur bashkatdhetarët e tij, i veshur tërësisht me mjeshtëri dhe stil francez. Por SAPE zyrtarisht u njoh në fund të viteve 1960 kur ylli pop-it Papa Wemba, i njohur si La Pape pas udhëtimeve të shumta në Paris me koncertet e tij, ai u shfaq me një shije të hollë në të veshur dhe në sjellje. Stili i tij, u bë një gjest simbolik ndaj privimit ekonomik dhe diktaturës politike të vendit. Papa Wemba, themeloi në vendin e tij një shoqatë ku u përfshinë rregulla strikte që kishin në fokus etikën, estetikën, të bukurën si dhe tolerancën.
Kodi Sape
Një sapeur duhet të ketë njohuri të mira sartoriale. Çorapet duhet të jenë të një gjatësie të caktuar, maksimumi tre ngjyra mund të përdoren në një veshje dhe kërkohet një vëmendje e veçantë për detajet. Ata e konsiderojnë stilin e e tyre të veshjes, si një formë e artit – Artin e të qenurit Një zotëri, një zotëri me një veshje shik, dhe me sjellje të një njeriu të fisshëm. Pavarësisht se këta qytetar janë dëshmitar të tmerreve dhe të luftërave civile, në një vend ku mungon elekriciteti dhe uji, një sapeur është një person paqedashës dhe beson në moton:”Le të hedhim ar m ët, le të punojmë dhe të vishemi në mënyrë elegante” pasi a r m a e tyre është kostumi dhe këpucët lustrafin. Dizajneri dhe ikona e Dandy-it, Paul Smith në një intervistë është shprehur: Është e jashtëzakonshme dhe e rrallë të shohesh sot meshkuj të veshur me kaq elegancë në kryeqytetet si Parisi apo Londra e aq më shumë në Kongo. Vëmendja e tyre ndaj detajeve, ngjyrave, në një terren të dh un sh ëm ku ata jetojnë, është thjesht fantastike. Jetë të gjatë La SAPE”!
Shumica e tyre kanë punë të zakonshme, si shoferë taksie, rrobaqepës dhe kopshtarë, por sapo mbarojnë punën e tyre, ata shndërrohen si me magji në tjetër njeri, njësoj si Hirushja me këpucën e saj magjike. Ata e shndërrojnë veten në dandy debonair, një dandy sharmant. Me kostumet shumëngjyrëshe meshkujt kongolez shfaqen si yje të Hollywood-it, duke sjellë ‘joie de vivre’ si dhe duke sfiduar realitetin përmes një spektakli si dhe përmes forcës së kulturës. Por Sape, ka edhe kundërshtarët e saj, Sapofobët. Ata e shohin si dicka absurde, të jetosh për SAPE dhe të privosh veten nga gjërat thelbësore vetëm për të patur një palë këpucë të shtrenjta. Sipas tyre, La sape në vend që t’i shpenzojnë paratë për të ndihmuar financiarisht familjet e tyre dhe për të rritur integritetin ekonomik në shoqërinë e tyre ato I shpenzojnë vetëm, si e si që pamja e tyre të shihet si një realitet imagjinar. Por njerëzit Saper i kundërshtojnë duke thene se ata kanë të drejtë të ëndërrojnë dhe t’I përcjellin këto ëndrra tek audienca e tyre!
Megjithare ‘La Sape” mbetet një vitrinë e çmuar e Kongos e cila ndihmon mjaft në integritetin e kulturës kongoleze dhe afrikane, çka bën që populli kongolez të ketë një rëndësi të madhe në lindjen e një rryme të re kulturore e cila është mjaft e rëndësishme për zhvillimin kulturor të këtij rajoni, pasi kultura e veshjes njesoj si dhe arti synon ligjet e së bukurës duke ecur në një vijë parale me idealet përparimtare të shoqërisë.