Fast & Furious ngelet një ndër filmat më të shikuar në historinë e kinematografisë. Në muajin Prill pritej të dilte ne treg seria e Fast & Furious 9 por për shkak të pandemisë premiera e serisë së 9-të, nuk u publikua dhe u la për një moment të dytë të pacaktuar.

Me sa duket, fansat e këtij filmi nuk do të presin shumë, pasi filmi do të publikohet më datë 28- maj të vitit të ardhëm. Në filmin e ri do të jenë aktorët Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Ludacris, Tyrese Gibson dhe John Cena, ndërsa me siguri fansat do të kënaqen nga ky lajm.