Ish-su lmuesi i Italisë, Christian Vieri, e ka lartësuar Lionel Messin për paraqitjen e tij mbresëlënëse në fitoren e Barcelonës 2:0 kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, duke thënë se nuk do të mundë të shikojë futboll më pas pensionimit të tij. Messi asistoi për golin e parë të Barçës që e shënoi Ousmane Dembele, para se të shënonte vet nga penalltia për ta vulosur fitoren të mërkurën në Allianz Stadium.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i pati pesë pasime kyçe dhe i bëri 65 pasime në përgjithësi në pjesëfushën e kundërshtarit. Me këtë fitore, Barça u shkëput në krye renditjen në Grupin G, me gjashtë pikë nga dy ndeshje. Vieri, i cili e fitoi titullin në Serie A me Juventusin më 1996/97 dhe e përfaqësoi Kombëtaren e Italisë në 49 ndeshje, e lartësoi kontributin e Messit në Torino.

“Barcelona ishte mahnitëse. Ka mundur t’i shënonte gjashtë apo shtatë gola me lehtësi. Luajti për mrekulli”, tha Vieri. “Messi është magjik. Kur ai të pensionohet, unë do ta hedh TV-në. Nuk do të punoj në TV më, do të shikoj Netflix, sepse kur ai nuk luan më nuk kam çfarë të shikoj tjetër”, shtoi ai.