Sizmologu Rexhep Koçi thotë se qytetarët nuk duhet të frikësohen nga lëkundjet e forta të tërmetit që goditi Durrësin, pak minuta pas mesnatës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti ishte me magnitudë 4.0, dhe u shoqërua me 42 pasg oditje, ndërsa sipas EMSC tërmeti ishte me magnitudë 4.6.
“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të fr ikësohemi. Si tërmeti i 26 nentorit është e natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgo ditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme.
Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3. Nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve”, u shpreh sizmiologu Koçi për Ora News.