Gjashtë futbollistë të kombëtares shqiptare nuk do të lejohen që të vijnë për ndeshjet e tetorit. Edhe pse trajneri Edoardo Reja i kishte grumbulluar, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Etrit Berisha, Klaus Gjasula dhe LindonSelahi nuk janë lejuar nga klubet e tyre për shkak të pandemisë.
Edhe Giacomo Vrioni nuk do të lejohet të udhëtojë në Shqipëri pasi dy pjesëtarë të stafit të Juventusit kanë rezultuar pozitiv. Gjithashtu edhe portieri Thomas Strakosha do të mungojë për shkak të një dëmtimi.
Kështu pas kësaj emergjence, Reja është i detyruar të thërrasë, Alban Hoxhën dhe Gentian Selmanin. Ndërsa akoma nuk dihen emrat që do të zëvëndësojnë lojtarët e tjerë.