Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të marrin vëmendjen e të gjithëve. Ditën e djeshme u vu re se reperja udhëtoi sërish drejt Kosovës, duke i bërë të gjithë të mendojnë se po shkonte të takonte Mozzik. Dhe duket se të gjithë kanë patur plotësisht të drejtë. Dyshja janë fotografuar sërish bashkë nga paparaci i “Telegrafi”. Loredana shfaqet mjaft afër me Mozzik, duke i pëshpëritur diçka.
Thashethemet për ribashkimin mes tyre nisën kur ata u fotografuan duke bërë ‘shopping’ së bashku në Gjermani. Prej atij momenti, dyshja ka dhënë sinjale të ndryshme se ka lënë pas çdo problem, kjo me siguri edhe për shkak të vogëlushes së tyre Hana.