Një kuriozitet të madh para fillimit të emisionit “Shiko Kush Luan” apo “Klanifronia” ka veshja e dy motrave Luana dhe Marina Vjollca. Paraqitja e tyre dhe ndryshimi i look-ut nga java në javë rrit kureshtjen e shikuesve dhe mbrëmjen e djeshme ndodhi e njëjta gjë. Dy motrat duket sikur ishin në garë se kush do të bëhet më e bukur dhe ia arritën të na mahnitin, madje edhe me shifrën e shpenzuar.

Pra, kush shpenzoi më shumë për veshjen mbrëmjen e djeshme? Luana Vjollca kishte veshur një fustan të shkurtër të Alexander McQueen, që kushton 1163 dollarë. Me flokët me onde por të kapur që i linin vend fjongos në qafë dhe frudave të fustanit, moderatorja dukej shumë tërheqëse. Ndërsa Marina kishte veshur një fustan pas trupit Alexander Vauthier që kap shifrën e 1265 eurove. Me pjesën e ngritur të vatave në shpatulla dhe flokët e gjatë lëshuar, moderatorja dukej perfekte në çdo detaj. Nuk e dimë se cila ju pëlqeu më tepër, por ne për vete nuk mund të zgjedhim dot!