Republika e re, prej disa ditësh ka nisur një proces të përzgjedhjes së kandidatëve që pritet të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ashtu sikurse është raportuar dhe më parë, procesi po rezulton një farsë, e cila synon t’iu hedhë hi syve demokratëve. Më herët është treguar sesi procesi është manipuluar në disa degë, duke shpëtuar kështu nga skualifikimi servilët e Lulzim Bashës.

Por, përtej një procesi farsë dhe manipulativ, një tjetër detaj që bie në sy është fakti se Lulzim Basha po rikonfirmon ish-deputetët e listës së 2017-ës, dhe për të shpëtuar nga skualifikimi disa prej tyre, po bëhet një tjetër lojë. Mesa duket Lulzim Basha po mbledh humbësit në Tiranë, duke tentuar kështu ti shpëtojë nga djegia. Kujtojmë këtu se Lulzim Basha shmangu emrin e Flamur Nokës në Kukës, sepse nuk e voton njeri. Fillimisht u tha se emri i tij do jetë në Elbasan, më pas në Tiranë.

E njëjta situatë duket se është edhe me ish-deputeten Albana Vokshi. Për të shmangur turpërimin në Durrës, Basha përdori të njëjtën strategji si me Flamur Nokën. Basha e shamngu Vokshin në Durrës, për ta sjellë në Tiranë. Ndërkohë, një emër tjetër që bie në sy është edhe ish-deputeti Agron Shehaj. Agron Shehaj u fut në listat e 2017-ës, nga Lulzim Basha, por duke e ditur se demokratët nuk do ta votojnë, emri i tij është shmangur nga procesi i votimit të kandidatëve në Vlorë. Dhe mesa duket, edhe Agron Shehaj, do të sillet në Tiranë.

Lista vazhdon dhe pritet të zgjatet edhe më shumë. Mesa duket, Basha do humbësat dhe ata që ia refuzon baza, ti ketë në lista me hir a me pahir.(CNA)