Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në studion e Ilva Now se PD dhe opozita e bashkuar do të presin deri në fund procedurat ligjore përpara se të vendosin mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet e 24 prillit. Kjo, sipas tij do të thotë që do të presin që presidenti të kthejë ndryshimet në kodin zgjedhor.
“Ndryshimi i rregullave brenda lojës tregon frikën e Ramës nga verdikti i njerëzve pas 8 vjetësh keqqeverisje. Çfarë ofron Edi Rama që për hir të pushtetit të tij po i mbyll dyert BE-së? Mospërfundimi i reformës zgjedhore është një nga kushtet e paplotësuara. Por nuk ka formulë që e shpëton Ramën nga humbja në zgjedhje.
PD dhe të gjithë aleatët do të ndjekim procedurën e presidentit për të kthyer kodin zgjedhor. Do të bëjmë të mundur klimën zgjedhore pozitive dhe integrimin”, u shpreh kreu i PD. Ai i cilësoi si marrëdhënie shumë të mira institucionale ato me presidentin Ilir Meta, ndërsa e cilësoi presidencën institucion e vetëm të republikës ende të pakapur nga presidenti.
“Janë marrëdhënie shumë të mira institucionale, roli i presidentit ka qenë shumë i rëndësishëm, si i vetmi institucion i pakapur i Republikës, gjithë institucionet e tjera janë nën hyqmin e Edi Ramës, janë të kapura, në fakt Republika është e deinstitucionalizuar. Unë mendoj se qëndrimet e tij në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të marrëveshjes së 5 qershorit që u shkel nga Edi Rama për shkak të fr ikës që ka nga përballja me popullin, kanë qenë qëndrime në përputhje me rolin që duhet të ketë Presidenti i Republikës që është garant i kushtetutës dhe përfaqësues I unitetit të popullit”, tha kreu i PD.
Duke vene ne dyshim dhe institucionin me te rendesishem ne vend, ate te opozites se drejtuar prej tij, se eshte e hapur nga Edi rama! I pyetur nëse është i gatshëm që të ulet në një debat me kryeministrin Edi Rama, kreu i opozitës tha se gjithmonë ka qenë i gatshëm për debat, por sipas tij Rama ka 20 vjet që nuk përballet.
“Është Edi Rama ai që i shmanget debatit. Shiko, nuk është se është çështje dëshire, është kulturë demokratike debate midis forcave politike, midis kryetarëve të forcave politike, është një traditë demokratike në çdo vend demokratik. Sikundër është një traditë e zoti Rama t’i shmanget debatit.
Prej 20 vitesh nuk ka dalë në debat dhe nuk besoj se shanset që të dali ai në debat janë përmirësuar. Ka shumë më shumë pyetje të cilave nuk po i jep dot përgjigje dhe kjo është edhe arsyeja pse tani më shumë se çdokush tjetër e ka fr ikë debatin. Këtë e pamë dhe javën e kaluar se të gjitha këto aferat, vjedhjen, gënjeshtrat, masht rimet i njihnim por besoj javën e kaluar e pamë edhe një kryeministër që ka fr ikë të përballet”, tha kreu i PD.