Të flesh pa e pastruar make-up-in konsiederohet si një veprim shumë i dëmshëm për lëkurën dhe i papranueshëm. Mirëpo, besojmë se ju ka ndodhur të gjithave që mund të jeni kthyer shumë vonë në shtëpi dhe gjëja e fundit që u shkon në mendje është të lani fytyrën tuaj. Ose të shtriheni pa e hequr makeup-in qoftë edhe për një foto. E duket se kjo është bërë shkak që në foton e fundit të Xhensila Myrtezajt fansat të shpë rthenin në kritika.
Këngëtarja postoi një ditë më parë një foto nga shtrati, ku si gjitmonë dukej shumë e kuruar, mirëpo detajistët kanë vënë re diçka tjetër. Kanë qenë të shumtë komentuesir që i kanë vënë në dukje se nuk ka hequr makiazhin, duke mos i kursyer as ironitë. Autorja e hitit “Ama dorën” nuk i është kundërpërgjigjur drejtpërdrejtë atyre, por i ka kthyer koment një ndjekëseje që justifikon veprimin e saj me faktin se çdokush mund të shtrihet me makeup për të bërë një foto.
Xhensila i ka komentuar asaj disa emoji si për të pohuar edhe vetë të njëjtën gjë. Një gjë mund ta themi me siguri: Me apo pa makeup, Xhensila është një yll.