Të gjithë jeni njohur me lidhjen e dashurisë mes reperit Majk dhe Majlinda Zekës, e cila përfundoi shpejt. Dyshja vendosi të ndahej mirëpo pavarësisht këtij vendimi, Majlinda e cila ishte shtatzënë solli në jetë djalin e saj dhe të Majk, të cilin e pagëzuan me emrin Roan. Roani jeton me të ëmën dhe e takon shpesh babain e tij, i cili ndan herë pas here momente të ëmbla me të birin në rrjete sociale. Mirëpo, fansave u ka bërë përshtypje një video e Roanit dhe Majlindës në profilin e Majkut në Instagram, ku i vogli shfaqet duke kënduar në makinë këngën e të atit.
Kjo video ka ngritur prej disa kohësh aludimet se pas 3 vitesh të ndarë, Majk dhe Majlinda Zeka janë rikthyer me njëri-tjetrin. Por, burime për “Prive.al” bëjnë me dije se fjalët s’janë të vërteta. Pas zënkave të shumta, reperi dhe ish-partnerja e tij arritën të rregullojnë marrëdhënien për hir të të birit, i cili do t’i bashkojë ata gjithmonë. Megjithatë, bëhet e ditur se mes Majk dhe Majlindës nuk ka asnjë romancë dhe jeta private e secilit është e ndarë, ndërkohë që marrëdhëniet vazhdojnë të ruhen dhe ata vazhdojnë të takohen për shkak të Roanit.