Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko reagoi sot ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin. “Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët”, u shpreh Majko.

“Duhet t’i kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë! Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!”, tha Majko. Përmes një deklarate të botuar në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, Vulin shprehet se: “Nëse Edi Rama do të kishte tru, ai nuk do të përpiqej të krijonte “Shqipërinë e Madhe”, nëse do të kishte mendje, nuk do të bënte një foto nën flamurin e një “Shqipërie të Madhe” dhe nëse do të kujdesej për paqen në rajon, nuk do të lavdëronte v r a s ë s i t nga e ashtuquajtura UÇK”.